Detajet nga krimi në Xhafzotaj/ E vrau me thikë gruan se…..

0
9

Të tjera detaje dalin në dritë nga krimi që tronditi sot Xhafzotajn e Durrësit, ku një 45-vjeçar vrau me thikë gruan e tij.

‘BalkanWeb’ raporton se nga hetimet e deritanishme dyshohet se shkak i ngjarjes të jetë bërë një sherr banal mes çiftit. Burime policore bënë me dije se Manjola Cuku dyshohet se i ka kthyer fjalën burrit, Lulëzim Cukut, ndërsa ky i fundit ka shkuar deri më marrëzi sa ka marrë thikën nga kuzhina dhe ka goditur nënën e 3 fëmijëve të tij të mitur.

Nga plagët e marra në organet jetësore 33-vjeçarja ka humbur jetën. ‘Neës24’ ka qenë në banesën e çiftit në fshatin Xhafzotaj. Godina 4-katëshe është mbyllur, pasi në banesë jetonte vetëm çifti Cuku, ndërsa dy vëllezërit e autorit jetojnë e punojnë në shtetin grek.

Edhe ceremonia mortore e 33-vjecares që mbeti e vrarë do të zhvillohet në vendlindje në Dibër. Të afërmit e çiftit kanë marrë fëmijët dhe trupin e Manjola Cukut, duke mbyllur banesën e shtëpisë. Ndërkohë, policia ka shpallur në kërkim 45-vjeçarin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here