Luana Vjollca jep përgjigjen, ja kush bën dasmë këtë vit…

0
141

Moderatorja Luana Vjollca do të rikthehet për pak ditë në TOP Channel, tashmë me një format të ri televiziv.

Ditën e djeshme të gjithë u kuriozuan nga një postimi i papritur i moderatores në rrjete sociale, me pyetjen: Gjejeni pak kush do të martohet këtë vit?

Të gjithë menduan se Luana më në fund do të shpallte lidhjen me Krenar Çoçajn, duke e shoqëruar me një martesë, por jo. Gjithçka lidhet me programin e saj më të ri, një format ndryshe, ku në qendër do të jenë çiftet.

“Do të martoheni Ju. Do të gjeni njeriun e ëndrrave ju , do të prekni ëndrrën , suksesin e famën ju , DO TË JETË VITI JUAJ.. APLIKO TANI në formatin më të suksesshëm dating në botë !!!! Së shpejti edhe në Shqipëri…”– shkruan Luana Vjollca në postimin e saj.

Luana Vjollca ka zgjedhur që pas emisionit të suksesshëm “Shiko Kush Luan”, të prezantojë një tjetër format premtues, që për hir të së vërtetës ka pasur sukses të padiskutueshëm nëpër botë.

Luana Vjollca ka zgjedhur formatin australian “Taken out”, i cili ka në qendër të vëmendjes çiftet.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here