Kush është skafisti që rrezikoi jetën mbrëmë me emigrantët kurdë…??

0
144

Ky është skafisti vlonjat, Roland Cenko, i cili drejtonte skafin që kishte në bord 18 emigrantë kurdë, iranianë e irakenë, që rrezikuan të mbyteshin në det të hapur mbrëmjen e djeshme.

Në orën 23:40, skafisti dhe alarmin SOS 18 milje larg nga Kepi i Selitës, se skafi me të cilin udhëtonin kishte pësuar defekt, fuste ujë, dhe 19 personat që gjendeshin në bordin e tij rrezikonin të mbyteshin.

Skafi është ndihmuar nga një anije peshkimi e cila ka qenë në zonë deri në momentin që në vendngjarje kanë mbërritur anija e Guardia di Financa dhe e Rojes Bregdetare; të nisura nga porti i Durrësit dhe një anije nga Vlora.

Operacioni u mbyll me sukses në orën 04:30 të mëngjesit me shpëtimin e të gjithë emigrantëve që rrezikoheshin të mbyteshin në det.

Në skafin me 18 emrigrantë gjendeshin 1 fëmijë, 5 gra e 12 burra, të cilët janë transportuar në gjendje të mirë shëndetësore në portin e Durrësit.

Image

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here