Denoncon aktivisti: Po marrim 1.2 miliardë borxh brenda vitit, rekord historik

0
128

Nga Pano Soko

Këtë vit po marrim 2 borxhe. 500 milionë Euro si Eurobond dhe 700 milionë Euro si kredi nga Banka Botërore.
1.2 miliardë Euro në një vit – Rekord Historik!

Ne kemi aktualisht:

9 miliardë Euro borxh të shkruar.
2.2 miliardë Euro detyrime konçesionare.
1.2 miliardë Euro borxh të parashikuar (v.2020)
600 milionë Euro detyrime të prapambetura ose konflikteve gjyqësore të vendosura (përfshirë Bechettin).

Në total 13 miliardë Euro!

Nëse GDP e 2020-ës pritet të jetë rreth 14 miliardë Euro, i bie që borxhi total në 2020 të jetë 92% e GDP.

Kur e mori pushtetin Rilindja, Shqipëria kishte 5.9 miliardë Euro borxh. Në 2020 do të ketë 13 miliardë.
2.2-fishim. 7.1 miliardë Euro më tepër.

E gjeni dot çfarë bëri me këto 7.1 miliardë që mori borxh këto 7 vjet? ……

– As unë s’e gjej dot.

Dhe siç e ka për zakon që pasi të vjedh, të tall, sot miratoi dhe një ligj kundër KÇK. ?‍♂️?‍♂️
Pasi ka bërë kasapanën, tani thotë stop, s’ka më kap ça t’kapësh.
Po ku ka mbetur gjë pa kapur këtu. Vetëm me kap Kryeministrin me shqelma, se çdo gjë tjetër ka mbaruar punë..

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here