Italia në panik/ Shtatë mijë pasagjerë të një anije izolohen brenda, dyshohen dy të infektuar me koronavirus

0
109

Në qytetin italian, Civitavecchia, ka plasur kaosi dhe paniku te qytetaret, pasi një anije me shtatë mijë pasagjerë është bllokuar pasi dyshohet se një grua është e infektuar me koronavirus.

Anija është bllokuar mëngjesin e sotëm, pasi gruaja ka shfaqur simptoma të ngjashme me gripin.

Gruaja është izoluar në një dhomë dhe po kontrollohet nga tre mjekë të cilët shkuan në bord, ndërsa nën mbikëqyrje është edhe bashkëshorti i saj, ndonëse nuk ka shfaqur asnjë lloj simptomash.

Mostrat janë dërguar në një spital të specializuar në Romë dhe rezultatet pritet të dalin në mbrëmje vonë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here