FOTO/ U zhduk 100 vjet më parë në Trekëndëshin e Bermudës, gjendet skeleti i anijes

0
129

Skeleti i një anijeje të zhdukur në mënyrë misterioze në Trekëndëshin e Bermudës 100 vjet më parë është gjetur nga një grup eksploratorësh nënujorë.

Askush nuk e dinte se çfarë ndodhi me avulloren amerikane “SS Cotopaxi”, e cila u zhduk ndërsa lundronte nga Karolina e Jugut drejt Kubës në vitin 1925.

Anija nuk arriti kurrë në destinacion dhe nuk u mësua asnjëherë se çfarë ndodhi me 32 personat në bord.

Zhdukja e “SS Cotopaxi” u shndërruar në njërën prej historive më të famshme të lidhura me legjendën që rrethon trekëndëshin në fjalë. Një sërë anijesh e avionësh kanë humbur në rrethana të çuditshme kur i janë afruar këtij rajoni famëkeq.

Tani, ekspertët thonë se kanë gjetur skeletin e “Cotopaxi-it” 35 milje detare larg brigjeve të St. Augustine, në Florida. Ata shpjegojnë se “Cotopaxi” ishte në një udhëtim rutinë. Anija ishte e përfshirë në tregtinë e qymyrgurit dhe po bënte udhëtimin e radhës nëntorin e vitit 1925.

Por gjatë rrugës diçka ndodhi, sepse ajo dërgoi përpara zhdukjes një mesazh për ndihmë, thonë ata. Asokohe nuk u gjet asgjë, as anija, as ndonjë jelekë shpëtimit në det, as udhëtarë. Tani do të bëhen kërkime të thelluara mbi mbetjet e saj me shpresën që të arrihet të zbardhet e vërteta e fundosjes.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here