Artan Hoxha deklaratë ‘bombë’: Një nga vëllezërit Hajri takim me ministrin e qeverisë Rama, ka edhe pamje…

0
265

Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar mbrëmjen e kaluar se grupi i vëllezërve Hajri nga Shijaku kanë patur mbështetje të fortë politike ndërsa në vitin 2017 i është kërkuar të ndihmojë në zgjedhje një parti politike.

Hoxha tha në emisionin “Opinion”, agjentë të huaj kishin përgjuar vëllezërit Hajri, për llogari të autoriteteve italiane dhe kishin shpallur në kërkim Altin Hajrin, por në përgjim doli një “ministër i Ramës dhe një politikan tjetër i rëndësishëm”.

“Në vitin 2016, në fund të vitit 2016, ke parasysh në 2017 kishe zgjedhje…Në Shqipëri ishte në pushtet koalicioni i majtë një oficer i një misioni të huaj i atashuar në Shqipëri  përmes një kolegu me kërkon një takim për kafe. Në takim gjatë bisedës që u fol për kanabisin e nuk e di çfarë ishte papritur në atë moment me nxjerrë dy foto në një format A4 të printuara në pamje të dobëta që të mos dukej qartë cilësia… Më thotë gjatë regjistrimit që i kishin bërë një grupi kriminal shqiptar që po kërkohej për llogari të italianëve ata kishin vendosur teknikë  në lokalin ku është bërë takimi, pajisje përgjimi  dhe objektet e përgjimit të tyre ishin Altin Hajri, i cili ishte shpall në kërkim në 28 tetor të 2015-ës  dhe në 6maj të 2016-ës u hoq nga kërkimi… Interpoli e hoqi nga lista e kërkimit… Ne tha i vumë pajisjet atje dhe aty na rezultoi  se në takim ishte një nga vëllezërit Hajri një ministër i qeverisë Rama  dhe një politikan tjetër shumë i rëndësishem… Takimi po behej për të ndihmuar në fushatën elektorale të vitit 2017. Takimi ka të bëjë me ndihmën që i kanë kërkuar këtij personi  grupit që ky kishte në zonat e Shijakut , Xhafë-Zotaj , Shkallnuri ku ka ky akses që të ndihmonte këtë forcë politike në zgjedhje sepse kishte kuptuar tjetër politike kishte kontaktuar një grup tjetër që del tek 339 pra dalin Avdylajt.

Partia tjetër kishte marrë Avdylajt  dhe më tregon fotot dhe  unë qesha sa e pashë dhe i thashë ti nuk e di se kush janë këta të dy… Mbas këtij takimi unë interesohem në Durrës që ça fuqie ka grupi Hajri më thonë që është një grupi fuqishëm  që ka para që ka punuar fort me trafikun e heroinës por që nuk është i ekspozuar në vrasje dhe ekzekutime në zonën e Shijakut dhe të Durrësit. Mbas kësaj çfarë ndodh në datën 26 Janar, se është shumë e rëndësishme do nxjerr nesër dhe filmimet,  policia e Durrësit… Skuadra e posaçme për ndërhyrje shkon në një lavash dhe gjen Altin Hajrin duke…Ka futur makinë e vet për ta larë  dhe e arreston Altin Hajrin …I bën kontroll makinës nuk gjen asgjë, e shoqërojnë Altin Hajrin, ka ndërhyrje nga lart dhe e lirojnë. Datë 26 Janar 2017, dy ditë më mbrapa në datën 28 Janar 2017 një ministër i qeverisë Rama ka dalë në TV dhe ka sulmuar direkt policinë e Durrësit  dhe ka thënë “banda kriminale që drejton policinë e Durrësit po sulmon politikisht dhe këtë gjë e bën padijeni të kryeministrit Rama”. Pra Rama s’dinte gjë që policia e Durrësit po sulmonte këtë banditin që ishte konstatuar nga kjo forcë politike.- tha Hoxha.

Çfarë ka ndodhur

Policia njoftoi këtë të martë se 49-vjeçari, Jan Prenga humbi jetën gjatë kohës që rrëmbyesit e tij do ta transportonin në resortin Golden në Shijak, pasi e morën me forcë në rrugën London, në Kamëz. Policia thotë se autorët e rrëmbimit dhe vrasjes janë Bajram Hajri dhe dy djemtë e tij Leonard Hajri dhe Elton Hajri, si dhe dhe Olsi Turja. Të katërt u arrestuan në një operacion të zhvilluar të hënën nga RENEA.Në kërkim është shpallur Altin Hajri, pronar i resortit, ku dyshohet se u mbajt trupi i viktimës, përpara se të zhdukej. Hetimet kanë zbardhur edhe shkaqet e rrëmbimit të Jan Prengës. Policia tha se ai ka ardhur si pasojë e një konflikti që një nga vëllezërit e viktimës ka pasur me organizatorët dhe rrëmbyesit, për shkak të disa konflikteve kriminale në Britaninë e Madhe.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here