Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka shprehur ngushëllimit për ndarjen nga jeta e Prof.Dr.Kadri Zhulalit. Si një ish-student i Fakultetit të Ekonomisë, kreu i shtetit thotë se Zhulali la pas kontribute të spikatura në shkencës e Statistikës.
Postimi i plotë
I trishtueshëm lajmi i ndarjes nga jeta të Prof. Dr. Kadri Zhulalit, një personalitet i shkëlqyer shkencor dhe drejtues me kontribute të spikatura në drejtimin dhe modernizimin e Fakultetit të Ekonomisë dhe sidomos të shkencës së Statistikës në vendin tonë.
Si ish-student i Fakultetit të Ekonomisë, kam kujtimet më të mira dhe vlerësimet më të larta për personalitetin e tij të veçantë, të padiskutueshëm dhe aq të dashur për studentët dhe kolegët e tij.
Duke iu bashkuar vlerësimeve tërësisht të merituara të stafit pedagogjik të Fakultetit të Ekonomisë, u shpreh atyre, të gjithë kolegëve dhe ish-studentëve të tij dhimbjen time dhe në veçanti ngushëllimet më të sinqerta familjes Zhulali për këtë humbje të pazëvendësueshme.