XHAVITÇE! OSE MBI HEROIN E HESHTUR TË SIGURIMIT NË KAPËRCYELL TË SHEKULLIT TË SHKUAR

0
114

Nga Agron Tufa

 

Ish oficeri operativ i Sigurimit famëkeq, shoku i partishëm dje dhe sot, Xhavit Shala ndjehet seriozisht i trembur nga e vërteta e disa postimeve tona. Ai bashkë me grupin e dikurshëm të bp-ve të tij u kap gafil me disa skenarë, që nuk i funksionuan dot në media edhe pse i përsëriste në të njëjtën frymë të ish Sigurimit. Nuk i ecën as “kombinimet” kibernetike, as “vijat e sjelljes” së shantazheve me mesazhe celulare (mesenger, wats’ap, viber), as këmbënguljet për “telefonatë” e as përgjëratat për “takim” me ndërmjetësat e tij ish bp. Sepse gjithkund, gjithkund, inteligjencës së shokut Xhavit i dilnin veshët nga torba ku qe fshehur!
Andaj në ankth u përpoq të klonojë një histori pa lidhje, të sajojë një çorbë sigurimsash pa shije ku të dilnin sot në pah “heroizmat” e kohës së ra, kur kishte në qafë “dorën e ngrohte” të shokut Spartak P (me gjithë konotacionet psikoanalitike).
Pra, në këtë legen me këllirë, ngrihet nga retrospektiva sigurimsi hero që (pa shih, pa shih) i paskej shpëtuar jetën bash shkrimtarit Ismail Kadare! Të shkulesh së qeshuri! Dhe mediat na e servirin këtë lajm taze, pas 23 vitesh! Duhet t’ia ketë mundësuar i biri që punon në AMA e që ka derdhur jo pak djersë në cenzurimin e lajmeve rreth meje.
Sidoqoftë nuk po zgjatemi rreth “heroizmave” të shokut Xhavit në shekullin e shkuar, se për këtë nuk i ka lënë gur mbi gur Mitat Havari.
Këtu do të ndriçojmë pak “heroizmat” në karierën e këtij sigurimsi të përkrahur nga “dora e ngrohtë” e partisë, së cilës i ka shërbyr me përdëllim si dje, ashtu dhe sot:

Me fitoren e Partisë Socialiste në vitin 1997, Xhavit Shala u përfshi në listën e oficerëve të Sigurimit që me miratim të kryeministrit (sepse ndalohej nga ligji i kontrollit të figurës) u pranuan në strukturat e Shërbimit Informativ Kombëtar. Me Fatos Klosin në krye të shërbimit, gjithë trupa e persekutorëve u rikthye në pushtet. Më 1.10.1997, Xhavit Shala u emërua kryetar i SHIK-ut në Elbasan. Do qëndronte në këtë detyrë, për më pak se dy vjet. Më 19 maj 1999 Spartak Poçi u bë ministër i Rendit Publik. Emërimi i parë që shoqëroi ministrin te kjo ministri, ishte ai i Xhavit Shalës, pavarësisht se nuk ishte arsimuar në profilin policor. Me propozim të ministrit, me urdhrin nr.55, datë 23.6.1999, Xhavit Shala u emërua drejtor i Drejtorisë së Policisë Kriminale në Ministrinë e Rendit Publik, me gradën kolonel. Ishte koha kur kjo ministri ishte më e politizuar se kurrë, kur ishin kthyer gjithë xhaketat e vjetra të sistemit komunist. Emërimi bëri çudi sepse njihej fakti se babai i ministrit, Dilaver Poçi, kishte qenë i internuar në Belesh ku operativ kish qenë pikërisht Xhavit Shala. (Asnjëherë në intervistat e tij, shumica edhe të panevojshme, ish ministri Poçi nuk e sqaroi këtë gjë). Nuk i ngelej gjë tjetër Xhavitit vetëm t’i shërbente partisë. Në këtë kohë mbahen mend shumë ngjarje, por sa herë kishte mitingje të opozitës, Xhaviti nuk përtonte të bënte lidhje se këto i bënin “elementë kriminalë”. Ka një urdhër tipik i datës 10.9.1999, ku Xhavit Shala thotë se me rastin e njëvjetorit të vrasjes së Azem Hajdarit, synohej përsëritja e një “14 shtatori tjetër”, se do sulmoheshin institucionet, etj. Dhe ku, në Delvinë (asgjë nuk ndodhi). Po ashtu kërkonte të mbaheshin nën vëzhgim personat që do lëviznin në drejtim të Tiranës (që do vinin për miting e jo për luftë), e për këtë të informohej Drejtoria e Përgjithshme e Policisë. Shiheni këtë telegram se si urdhëronte Xhavit Shala vartësit kundër opozitës.

Fotografia e Agron Tufa
Fotografia e Agron Tufa
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here