Sherr për shpenzim parash, 33-vjeçari plagos me thikë vëllain

0
122

Shpenzimi i tepruar i parave është bërë shkak për një konflikt me pasoja të rënda për dy vëllezër shqiptarë. Autori, 33-vjeçari Ergi Shabani, është arrestuar për plagosjen me thikë të vëllait më të vogël.

Konflikti mes vëllezërve shqiptarë në Itali për çështje parash ka çuar njërin prej tyre në spital, dhe tjetrin prapa dyerve të qelisë.

33-vjeçari Ergi Shabani u arrestua nga karabinierët e qytetit jugor të Casertës me akuzën e plagosjes së rëndë me armë prerëse.

Nga hetimet paraprake mësohet se ngjarja ndodhi në një stacion hekurudhor, ku pas një debati rreth shpenzimeve të tepruara të parave, autori goditi me thikë kuzhine në trup vëllain tri vite më të vogël.

Pavarësisht plagosjes së dukshme, 33-vjeçari Shabani e braktisi familjarin e tij duke e lënë në mëshirën e kalimtarëve, të cilët njoftuan ndihmën e shpejtë.

Pas transportit në spital dhe rikuperimit nga plaga, autoritetet shprehën mosbesim për versionin e viktimës se si kishin rrjedhur ngjarjet.

Sipas 30-vjeçarit, plaga afër mushkërisë ishte shkaktuar nga rrëzimi nga biçikleta dhe rënia në copa xhamash të thyera në rrugë.

Hetimet disaorëshe çuan më pas te vëllai më i madh dhe zbardhja e vërtetë e rastit.

Qartësimi i motiveve solli arrestimin e vëllait më të madh të fshehur gjatë kësaj kohe në banesën e mikut të vet në komunën e Sparanizës.

Dy vëllezërit me shtetësi shqiptare raportohet se ndodheshin të dy ilegalisht në Itali.

/Ora News.tv/

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here