Meghan Markel-in nuk e lënë të qetë, ndjekësit e masakrojnë për mënyrën si mban djalin….

0
100

Mbarë përdoruesit e rrjeteve sociale i kanë kërkuar Meghan Markle-it të marrë urgjentisht këshilla nga dadoja sa i takon të birit Archie.

I gjithë ky reagim thuajse unanim erdhi fill pas publikimit të disa fotografive gjatë shëtitjes së djeshme të Meghan-it me të birin dhe dy qentë e saj.

Ish-dukesha shfaqet teksa mban Archie-n në krahë, një pozicion ky tepër i sikletshëm. Ndërkohë që shëtit, Markle e ka vendosur të birin në një mbajtëse 180 dollarëshe, që të paktën nisur nga fotot nuk rezulton aspak e rehatshme.

“Zemra e vogël, nuk është fare rehat. S’po e mban fëmijën aspak mirë. I gjori princi ynë i vogël”, janë disa nga komentet e ndjekësve.

Disa të tjerë madje arritën deri aty sa thanë se nëna e re nuk po e mban mbajtësen aspak ashtu siç duhet.

Markle është vendosur në qendër të kritikave pas vendimit të saj për t’u larguar nga familja mbretërore angleze, së bashku me princin Harry.

      

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here