Momente tmerri dhe pasigurie/ Avioni mbeti në ajër për disa orë, ja si përfundojnë pasagjerët…

0
103

Avioni i linjës “Blue Panorama”, i nisur nga Roma rreth orës 19:30, nuk ka arritur të ulet në aeroportin e Rinasit, për shkak të mjegullës së dendur.

Avioni ka mbetur në ajër duke bërë disa rrotullime, deri sa është marrë vendimi që ai të ulet në aeroportin e Brindisit në Itali, rreth orës 23:00.

Pasagjerët e këtij fluturimi kanë përjetuar momente tmerri dhe pasigurie për disa orë.
Ende nuk ka asnjë informacion nga kompania e fluturimit, se çfarë do të ndodhë me ta dhe prej disa orësh gjenden në karriket e aeroportit të Brindisit, pa asnjë përgjigje dhe në kushte të rënduara fizike dhe psikologjike, për shkak të pritjes përtej çdo limiti.

Një pasagjer i tha TPZ.al, se askush në aeroport nuk u ka dhënë shpjegime se çfarë do të ndodhë me ta dhe se kur do të mund të nisen drejt Tiranës. Gjithashtu kushtet në të cilat ndodhen këta pasagjerë, lënë shumë për të dëshiruar. Ata po qëndrojnë prej disa orësh në karrike dhe u janë ofruar si ushqim, disa qese me patatina dhe lëngje frutash.

Aeroporti i Rinasit është paralizuar, për shkak të mjegullës së dendur.

 

FOTO:

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here