Dy tërmete, 3.8 dhe 3.9 ballësh kanë rënë brenda pak minutash në zonën e Arrnit dhe Fushë Mallës në Kukës dhe Peshkopi.
Ministria e Mbrojtjes thotë se deri më tani nuk janë raportuar dëme.
‘Sipas informacionit paraprak nga IGJEUM, dy lëkundje me magnitudë 3.8 dhe 3.9 të shkallës rihter janë ndier në Dibër e Kukës.
Nuk raportohen dëme nga shtabet e EC në këto dy bashki’, thuhet në një njoftim paprak.