Shprehjet e Majkos që i merr era/ A të mërzit ndonjëherë vëllau? A duhet të mjaftohet Majko me kaq?

0
78

Kur bie fjala për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kosovës, shumëkush mendon për Pandeli Majkon, njeriun që aktualisht mban një post në qeverinë e Edi Ramës si ministër i Diasporës.

Majko ishte i ftuar në Kosovë, ku foli në një forum të titulluar “Faleminderit Shqipëri” në përkujtim të eksodit të vitit 1999.

Pas përplasjes mes Edi Ramës dhe Ramush Haradinajt, Majko duket se lëshoi një mesazh për të dy.

“A të mërzit ndonjëherë vëllau? Po, edhe të mërzit, për këtë është vëlla. Ne për këtë arsye duhet ta duam njëri-tjetrin, për të kujtuar ato ditë të vështira, për këtë ne duhet të kujtojmë ku kemi qenë dhe ku do të shkojmë. Nuk mund të lë pa thënë atë që përsëriti presidenti Meta, që në atë kohë të gjithë shqiptarët u bënë një, demokratë e socialistë, me Sali Berishën ne ishim gati të vriteshim në 1997-tën, por ama u mblodhëm dhe thamë një fjali, duhet të bëhemi bashkë,” tha Majko, duke marrë duartrokitje.

Por historia e raportit të Edi Ramës me Kosovën nuk është vetëm një mërzi vëllazërore. Sipas Ramush Haradinajt, Rama është investuar për ndarjen e Kosovës. Akuzat ndaj tiji janë për tradhti. Jo vetëm kaq, duke u bërë mik i ngushtë me presidentin serb, ai po ndihmon edhe në pastrimin e imazhit të Serbisë, e cila vazhdon të mohojë krimet në Kosovë.

Për këto, Majko nuk ka folur hapur, por ka tentuar t’i kalojë me shprehje si të sotmet. Por ai është ministër i një kryeministri që po akuzohet nga Kosova jo për fjalë, por për tradhti. Për këtë arsye, shprehjet e Majkos i merr era.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here