Gjatë ditës së sotme, Hashim Thaçi është gjendur në një moment jo të zakonshëm, pasi nuk ka arritur ti shtrëngojë dorën, ish-ambasadorit të OSBE-së, William Walker.
Në një video që po qarkullon në rrjetet sociale, Thaçi shihet teksa provon t’ia jap dorën Walkerit, megjithatë ky i fundit nuk ia jep dhe vazhdon e flet duke i treguar librin që mbante në dorë.
Sipas mediave, kjo situate ka ndodhur në një restorant në Prishtinë, ku Thaçi bashkë me Walker, Metën e Pacollin, po bëheshin gati për t’u nisur drejt Reçakut.
Në librin që dikush ia kishte dhuruar, me shumë gjasë flitet për të bëmat e Serbisë në Kosovë.
Duke analizuar situate, del që Walker është një kritik i presidentit Hashim Thaçi.