E fundit/ Të shtëna me armë në mes të kryeqytetit, raportohet për të plagosur

0
126

Një përleshje fizike mes disa personave në Prishtinë, ka degjeneruar deri te përdorimi i armëve të zjarrit.

Rastin  e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

Ahmeti ka theksuar se rasti ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën “Tahir Zajmi” në kryeqytet.

“Sot rreth orës 13:30 kemi pranuar informatën se në rrugën “Tahir Zajmi” në Prishtinë, ka pasur të shtëna me armë zjarri. Si  pasoje e përleshjes fizike në mes të personave të përfshirë në këtë ngjarje një person ka marrë lëndime trupore”, ka thënë Ahmeti.

Ajo ka theksuar se në vendngjarje kanë dalë autoritetet policore të cilat po merren me rastin.

Marrë nga: Gazeta Express

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here