‘Vrasje, siguria publike tepër e dobër, mirëpo Qeverisë … i duhen pare!’

0
7

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani e ka parë me shqetësim, serinë e vrasjeve që kanë shenjuar thuajse çdo ditë të këtij viti që sapo ka hyrë.

Manjani vëren se në një kohë kur rendi publik është cenuar rëndë, qeveria në mënyrën më absurde, hedh vështrimin në drejtime të tjera ku kryefjala është “paraja”. “Ja që edhe vrasjet e kanë një çmim” shkruan Manjani me sarkazëm. Shënimi i plotë në vijim:

“Vrasja është krimi më dominues sot. Për larje hesapesh apo nga trutë e shpërlarë, ska më rëndësi! Vrasja është krimi dominant me të cilin ka filluar ky vit. Gruaja, nëna, babai, kushëriri, partneri apo rivali vriten si pa gjë të keq. Pushka, thika, sopata e tashmë edhe snaiperi janë mjetet e zakonshme. Rendi publik i kërcënuar rëndë. Siguria publike tepër e dobët. Por çfarë thotë qeveria për këtë gjë?!

1. Kryeministri thotë se do bëjë një paketë për KÇK dhe për pastrimin e pareve. Punë paresh me një fjalë.

2. Ministri i Brendshëm do të bëjë një paketë gjobash për drejtuesit e mjeteve!! A thua se këto që janë në fuqi nuk mjaftojnë. Edhe ky punë paresh…

Kjo quhet devijim nga problemi dhe mosmarrje përgjegjësish qeverisëse! Njëkohësisht, gjuha shkon gjithnjë aty ku dhemb dhëmbi, te paret. Qeverisë i duhen pare të paguajë rrogat. Ja pra që edhe vrasjet e kanë një çmim!”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here