Tryeza PS-opozitë, prononcimi i Vasilit: Çlirojmë vendin nga damka e zgjedhjeve të blera

0
108

Pas përfundimit të tryezës së parë për Zgjedhoren, nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili tha se”Është një hap në një moment të rëndësishëm për plotësimin e një kushti të Bundestagut. Pra një kush edhe për integrimin europian.  Në këtë moment është hedhur një hap në këtë drejtim, do të ishte një mundësi për të çliruar vendin nga damka e zgjedhjeve të manipuluara dhe të blera por edhe hapjen e rrugës së integrimit europian që ka mbetur në vend numëro”.

Prononcimi i Nënkryetarit të LSI, Petrit Vasili:

Petrit Vasili: Praktikisht është hedhur një hap në raport me një moment të rëndësishëm që ka të bëjë me plotësimin e një kushti kyç të Bundestagut gjerman, lidhur me hapjen e negociatave për anëtarësim dhe për përparimin e integrimit europian dhe që e shëndosh një proces tashmë shumë të sëmurë nga njëanshmëria për të ndërtuar një proces konsesualiteti dhe gjithëpërfshirje, por dhe me ato garanci të ekspertizës ndërkombëtare, e cila garanton soliditet dhe adreson ato çështje të cilat kanë qenë shkaku i shkatërrimit të besimit dhe në praktikë të zgjedhjeve të mbajtura në Shqipëri kohët e fundit. Baza e parimeve është parimore mbi çdo gjë tjetër dhe njëherazi krijon dhe mundësinë që të gjithë aktorët dhe faktorët të kenë mundësi të shprehen, të realizohet gjithëprëfshirja dhe ai konsesualitet që i ka munguar procesit dhe e ka bërë që të mbeste në vend, duke lënë pa u realizuar një objektiv themelor për integrimin europian.

Besoj që në këtë moment është hedhur një hap në këtë drejtim, i cili në rast të përgjegjshmërisë së duhur dhe të luajlitetit të plotë nga pala tjetër, do të ishte një mundësi për të ecur përpara dhe për të çliruar vendin jo vetëm nga damka e zgjedhjeve të manipuluara dhe të blera, por njëkohësisht do të hapte një proces politik në drejtim të integrimit europian, i cili ka ngelur rrezikshëm në udhëkryq si kurrë më parë për Shqipërinë.

Pyetje: Opozita është shprehur që nuk do të ulej në një tryezë me Damian Gjiknurin. Pse ndryshuat qëndrim?

Petrit Vasili: Nuk kemi ndryshuar asnjë qëndrim, por nuk kemi imponuar dhe nuk imponojmë zgjedhjet e palës tjetër dhe preferencat e saj. Ne jemi këtu pikërisht me bindjen për ndërtimin e një procesi solid, të shëndetshëm dhe të pa kontestuar nga palët.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here