Ish-deputeti i nënshtrohet një operacioni në Itali/ Çfarë ka ndodhur? Gruaja mesazh dashurie: Ti je forca ime…

0
103

Ish-deputeti Eduard Ndocaj është operuar ditën e sotme në spitalin ‘Morciano di Romagna’ në Itali.

Këtë lajm e ka dhënë në rrjetet sociale gruaja e tij Valentina, ku tregon se operacioni doli me sukses dhe në të morën pjesë edhe mjekë shqiptarë. Ajo i shpreh dashurinë burrit të saj teksa shkruan se Ndocaj është forca e saj.

“Fatmirësisht çdo gjë shkoi mirë. Ti je forca ime, të dua. Nje falenderim te veçantë per doktorin shqiptar qe mori pjesë ne operacionin e bashkëshortit tim ketu ne Morciano di Romagna.

Po e them me keqardhje per vendin tim, si nuk ju jepet mundesia dhe kushtet doktorarave qe te zotrojnë punen e tyre ne vendlindje.

Janë aq te zotë mjeket tanë neper botë se i jepet mundesia te zoteroje punen dhe te vlersohen. Se per mjekësi, Shqiperia ja kalon Afrikes, Zot ndimoji shqipetaret kudo që ndodhen”, shprehet ajo në Facebook.

Nuk dihet ende se çfarë operacioni ka kryer Ndocaj në Itali, por gruaja e tij pohon se nëpër botë ka shumë mjekë shqiptarë të zotë. Eduard Ndocaj njihet nga të gjithë si “kaubojsi”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here