Zheji shpërthen keq ndaj Jazexhiut: Feja e shqiptarit është shqiptaria!

0
121

Drejtuesi i emisionit “360 Gradë” Artur Zheji evidentoi edhe njëherë si vlerë të çmuar bashkëjetesën dhe harmoninë fetare.

Shqipëria, tha ai, ka shkëlqyer, për shkak se nuk ka pasur asnjëherë luftë fetare.

Zheji: Duke qenë se jemi vend me disa besime ka gjithmonë një tendencë që ne duhet të kemi aleancë me vendet që janë mazhorancë islamike sepse ne jemi një vend me mazhorancë islamike. Më duket sforcim kulturor.Njeriu duhet të jetë i lirë të besojë te Zoti dhe mënyra sesi Zoti i është shfaqur një qytetërimi, i shfaqet më mënyrën e tij të personalizuar. Ne kemi qenë gjithmonë qytetërim perëndimor pavarësisht pushtimit që na la atë fe që kemi. Është një ndarje e madhe e kapërcyer nga Rilindja Kombëtare që thoshte: Mos dëgjoni kisha e xhamia, feja e shqiptarit është shqiptaria. Ne sot për Bajram shkojmë për vizitë dhe për Pashkë na vijnë për vizitë.  Ky vend ka shkëlqyer për mungesën e një lufte fetare.Është një vend me besë shqiptari, myslimanin dhe të krishterin nuk e tradhëtojnë në shtëpitë e tyre.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here