Tërmeti/ Ndërtimi i 500 shtëpive, Meta pret në takim ministrin turk…

0
124

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, priti sot në një takim Ministrin e Mjedisit dhe Urbanizimit të Turqisë, Murat Kurum.

Presidenti Meta i shprehu mirënjohjen e thellë për ndihmën e menjëhershme që qeveria turke i ofroi Shqipërisë pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit 2019.

Kreu i Shtetit e falënderoi gjithashtu edhe për angazhimin e Turqisë dhe Presidentit Recep Tayyip Erdogan për ndërtimin e 500 apartamenteve të banimit për të prekurit nga tërmeti në zonën e Kurbinit.

Presidenti Meta theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me Turqinë, me qëllim forcimin e kapaciteteve të Emergjencave Civile në vendin tonë.

Image

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here