Analiza nga lapsi.al! Listat e mbyllura/ Ku manipulon Basha në përgjigjet e tij

0
130

 

Më në fund, Lulzim Basha, ka folur me gojën e vet lidhur me debatin nëse duhet ndryshuar apo jo sistemi zgjedhor në Shqipëri.

Prej disa ditësh, që kur lëvizja Nisma Thurje, ka depozituar në parlament frytin e vullnetit të mbi 50 mijë qytetarëve, që kanë firmosur për ti hequr monopolin kryetarëve të partive për të emëruar deputetët, dhe për ti’a deleguar atë votuesve, argumentat kudërshtuese të opozitës kanë qenë të dobta.

Monika Kryemadhi u shpreh fillimisht se nuk ka më kohë të ndryshohet sistemi me lista të mbyllura. Më pas nga PD u tha se çdo lloj sistemi nuk të mbron dot nga vjedhja e votës.

Pasi kishte nxjerrë disa zyrtarë të partisë dhe disa analistë pranë tij, për të dhënë përgjigje të tërthorta mbi këto argumenta, shefi i PD ka shprehur mendimin e tij, por duke i’u shmangur thelbit të problemit.

Sipas Bashës:”Cilido sistemi të zgjidhet, do të dështojë, nëse nuk garanton ndarjen e politikës nga krimi”. Dhe duke mos u mjaftuar me këtë ai ka shtuar: “alibia se fajin e ka sistemi mund të kthehet në një shtojcë të propagandës së Ramës, sipas të cilës jemi të gjithë njësoj”,

Në fakt, në të dy argumentat Lulzim Basha ka të drejtë. Ende nuk është shpikur asnjë sistem në botë që të ndalojë vullnetin për të vjedhur. Në këtë kuptim, kalimi nga listat e mbyllura tek ato të hapura nuk është një shkop magjik, që ndalon hajdutët dhe kriminelët të ndryshojnë rezultatin e zgjedhjeve. Basha po ashtu thotë 100% të vërtetën kur pretendon se alibia se faji i vetëm është te sistemt, i shkon për shtat Ramës.

Por, duke i pranuar këto të vërteta duhet thënë se ai manipulon rëndshëm në mënyrën se si e parashtron tezën. Sepse askush nuk ka thënë se kalimi nga listat e mbyllura tek ato të hapura e ndalon totalisht abuzitivizmin. Askush nuk ka pretenduar se faji i vetëm është i sistemit. Pra në këtë kuptim Basha dhe mbështetësit e vet replikojnë me subjekte fantazëm që kuk ekzistojnë.

Dhe këtë e bëjnë me qëllime manipulative.

Sepse ata që kërkojnë listat e hapura si një mjet për ti zhveshur nga bajraktarizmi kryetarët e partive, për ti hequr atyre vendimarrjen absolute se kë do emërojnë deputetë, nuk janë kundër forcimit të ligjit për financimet e fshehta të partive në fushatë, nuk janë kundër ashpërsimit të dënimit për blerësit dhe vjedhësit e votave.

Paketa e tyre jo vetëm që i përfshin atoqë kërkon Basha, por ajo është edhe më radikale. Pra ajo jo vetëm që nuk i shërben Ramës, por ajo parashikon të parandalojë edhe krijimin e një modeli Rama bis, pasi ky origjinali të rrëzohet.

Ndoshta pikërisht për këtë Bashës nuk i pëlqen ky propozim që e zhvesh nga pushteti personal absolut. Dhe ndoshta pikërisht për këtë ai e sulmon projektin që ka mbështetjen e së paku 50 mijë qytetarëve, duke u marrë me detaje anësore, por jo me thelbin e tij.

©Lapsi.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here