Kastriot Myftaraj nuk e mbajnë më nervat/ Shpërthen ndaj Laert Vasilit: Je Drejtor teatri sharlatan!

0
137

Diskutimi mbi konfliktin në Iran përplasi në debate në emisionin “360 Gradë” në Rtv Ora analistin Kastriot Myftaraj dhe aktorin Laert Vasili.

Por në fakt debati  deri dhe në fyerje personale mes tyre ishte më shumë se për analizën gjeopolitike ishte për çështje ndërhyrjesh në diskutim.

Myftaraj: O rrogëtar i kryeministrit. Ti je drejtor teatri. Turpi i diktatorit është që drejtori i teatrit të dalë në mbrojtje të tij.

Vasili: Nuk jam drejtor.

Myftaraj: Si e merr rrogën ti? Je në Durrës. Mohoni dhe rrogën që merrni.

Vasili: Të dëgjojmë përrallat.

Myftaraj: Ta vërtetoj.

Vasili: Pse të flasësh ti?

Myftaraj: Mbylle o sharlatan. Je aktor, jo analist. Po bëhet analizë politikë, kam botuar libra për Lindjen e Mesme.

Vasili: Kërko falje.

Myftaraj: Se ke vendin këtu, nuk po flitet për teatrin.I vetmi aktor teatri në botë që bën analizë politike. Edhe unë po të flas për teatrin jam sharlatan.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here