Botuesi i njohur Alfred Cako teksa foli në Open për konfliktin SHBA-Iran tha se për vrasjen Soleimanit nuk ka lidhje presidenti Donald Trump.
Sipas Cakos Trump nuk është njeri i luftërave dhe mori përsipër autorësinë e operacionit në mënyrë që të mos dalin në pah dallimet e dukshme ndërmjet dy amerikave.
“Mund të duket e çuditshme por unë them se Trump nuk ka lidhje me vrasjen e Soleimanit. Po të shikoni që kur ka udhëhequr Trump, ska pasur luftëra.
Trump nuk është njeri i luftës. Ai i mbyll luftat. Kjo është një përpjekje e establishmentit amerikan për të rrëzuar nga pushteti Trump-in pasi me votë popullore nuk e rrëzojnë dot.
Ka dy Amerika, ajo e stablishmentit dhe Amerika e re, ajo që po ndërton Trump. Keni për ta parë, Trump do ta mbyllë edhe këtë luftë”, tha Cako versionin e tij.