“Demokraci më e madhe në dorë të qytetarëve”/ Politika e LSI-së në 2020, Mehmetaj: Reforma jo vetëm në letra, por të implementuara në çdo hallkë

0
105

Nën kryetarja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj, e ftuar në Fax News, ka folur për aktualitetin politik në vend, menaxhimin e situatës pas tërmetit të 26 Nëntorit, Minishengenin Ballkanik si dhe Reformën Zgjedhore.

Mehmetaj tha se ende nuk ka një faturë fiananciare për dëmet e shkaktuara nga tërmeti, ndërsa vijoj duke argumentuar se me mësimin e shifrave që do të përmbajë ajo, nuk ka asnjë siguri nëse vendi do të arrinte ta përballonte.

 Zyrtarja e LSI-së foli edhe për Minishengenin Ballkanik ku tha se partia që përfaqëson ka qenë gjithnjë e hapur dhe pro komunikimit dhe bashkëpunimit Rajonal, por ngriti nga ana tjetër pikëpyetje për mënyrën se si po funksionon dhe veprohet në këtë kontekst.

Mehmetaj u pyet për Reformën Zgjedhore dhe qëndrimin apo propozimet e LSI-së për të cilat tha se janë në kohezion dhe në një linjë me PD-në dhe partitë e tjera që janë në koalicionin opozitar.

“Për LSI-në ky vit ka nisur me vrull, siç ishim në Tiranë do të jemi në takime të përditshme me të rinjtë, me qytetarët dhe duke prezantuar programin tonë për një ekonomi të fortë që e bën jetën të sigurt. Do të jetë gjithashtu edhe aksioni ynë opozitar për të denoncuar dhe kërkuar ndryshimin e qeverisjes me aleatët tanë.

Ne kemi qenë dhe jemi një parti për të qenë më afër me Rajonin dhe Europën, ndaj ne jemi mbështetës të iniciativave që e zhvillojnë Rajonin, nga ana tjetër jemi kundër polemikave, interesave apo veprimeve që nxisin konflikt dhe përçarje. Në mënyrën se si Rama së bashku me Vuçiç po e prezantojnë këtë projekt. U duk në fillim si një kundër përgjigje ndaj BE-së, apo si një tym për mos-hapjen e negociatave. Më pas e gjitha kjo tregoi dritëhijet e veta, me mungesën e Kosovës në tavolinë. Ka pasur zyrtarë të lartë të këtij shteti që kanë deklaruar se as nuk kanë qenë të ftuar. Gjithashtu mungesa e Malit të Zi dhe Bosnje Hercegovinës e bën këtë iniciativë shumë të çuditshme. Ne kemi pikëpytjet tonë se cili do të jetë përfitimi i Shqipërisë. Ne tregtinë më të madhe e kemi me Kosovën dhe jo me Serbinë. E gjithë kjo zhurmë ka ardhur shumë e paqartë si tek ne ashtu edhe tek qytetarët. Këto janë projekte që nxisin konflikte dhe skepticizëm, këto pikëpyetje ngrihen edhe nga partnerët tanë ndërkombëtar”.

 

Si po menaxhohet situata pas tërmetit?

Mehmetaj: Nuk kemi ende një faturë ekonomike, shumë njerëz po qëndrojnë ende në çadra që nuk janë dimërore, ndërsa temperaturat vijojnë të ulen. Këto janë kushte të papërballueshme për fëmijët e të moshuarit kryesisht. Ata që janë strehuar nëpër hotel, nuk kanë asnjë banesë apo vend ku të shkojnë pasi të dalin prej aty. Më e rënda është se ende nuk dimë nëse kur të kemi një faturë financiare, a do të mundemi ta përballojmë dot.

Çfarë qëndrimi do të mbajë LSI për Reformën Zgjedhore?

Mehmetaj: LSI është pjesë e një grupi të përbashkët pune që opozita ka ngritur i cili do të paraqesë propozimet e saj. Puna do të rimerret tani në Janar, shumë shpejt do të kemi një qëndrim të përbashkët. Ne kemi kërkuar si LSI vazhdimisht dënimin e shit-blejes së votës, evitimin e bandave, krimit të organizuar dhe gangsterëve në zgjedhje, barazinë e votës. LSI është për një demokraci akoma më të madhe në dorë të qytetarëve. Sado të mira t’i bëjmë reformat në letra, nëse nuk ka vullnet për ndryshim dhe sa më të shpejtë të situatës, kot që bëjmë reforma. Duhet të jetë jo vetëm në letra por të implementuara në çdo hallkë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here