Dasid Pallaska plas deklaratën e fortë: Vuçiç nxitës i luftës, Rama hallka më dobët e bashkëpunimit në Ballkan

0
126

Avokati nga Prishtina Dasid Pallaska, në një lidhje me Ilva Now, e cilësoi gënjeshtër tipike të Vuçiç deklaratën e tij lidhur me krimet e luftës që Serbia ka bërë ndaj popullsisë kosovare.

Ai akuzoi Vuçiç si një njeri që ka mbjellë urrejtje etnike dhe nxitës i atmosferës së luftës, teksa kujtoi deklaratën e bërë nga presidenti i Serbisë në fillimet e karrierës së tij në vitin 1995, kur thoshte se për secilin serb të vrarë do vriten 100 boshnjakë.

“Ai nuk është një person që projekton besueshmëri, madje është nxitës i luftës. Vuciç duhet t’i japë fund ngacmimit të plagës së luftës, duhet të marrë përsipër përgjegjësinë që i takon, nuk kemi nevojë për deklarata populiste që fshehin krimet.

 Duhet nisur duke hequr dorë nga mohimi i krimeve të luftës dhe fushatës për çnjohjen e Kosovës”, shprehet Pallaska.

Duke iu referuar Samitit të Shengenit Ballkanit dhe mungesës së Kosovës, Pallaska akuzoi kryeministrin shqiptar Edi Rama se u bë palë me Vuçiç kundër Kosovës.

“Është gjithçka përveçse hallkë bashkëpunimi. Është hallka më e dobët në rajon, ndaj është përzgjedhur si partner i Vuçiç. Secili kriminel, para se të bëjë një krim, gjen një alibi, Këtë bëri Rama kur i kërkoi Vuçiç të njohë Kosovën, në Beograd. Në takimin e minishengenit e tregoi teksa në krah të Vuçiç, sulmoi lidershpipin e Kosovës”, – tha ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here