Dy të maskuar janë futur në banesën e Hiqmet Ramadanit në fshatin Memaliaj, Tepelenë dhe kanë dhunuar e grabitur dy të moshuar.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme. Të moshuarit kanë marrë ndihmën mjekësore në spital dhe më pas janë kthyer në banesën e tyre.
Hiqmet Ramadani ka rrëfyer për SYRI.net ngjarjen e rëndë dhe ka treguar se si e lidhën me kabull në fyt, duke e kërcënuar që tu tregonte ku i kishte paratë.
‘Shqyen derën dhe hynë brenda. Isha bashkë më gruan. Dhe erdhi personi këtu.
Njëri shkoi nga plaka dhe i lidhi buzën. Mendova se ishte nipi. Mu hodh për grykë dhe më kapi nga gryka.
Dhe i gjuajta me një shkelm në bark. U bënë dy, mua më lidhën kokë e këmbë. Më lidhën dhe gojën. Morën atë kabllin dhe ma lidhën për gryke për të më mbytur.
Pasi më vunë poshtë, morën valixhet këtu. E hapën valixhen. Ishin dy persona. Me lidhën këmbë, duar gojë. Unë po kundërshtoja, ato më lidhën.
Më thanë do të vrasim, mos bëj zhurmë, kobure nuk u pashë. Kisha 12 milionë lekë. Ra zilja dhe i bie të vëllait. Unë mezi u zgjidha vetë. Ika të vëllai dhe i thashë hajde se më vranë.
Më erdhën dy veta për të më marrë lekët dhe ika pastaj. Më dhanë dy shkelma, më kanë gjuajtur dhe në nofull. Dorën ma kanë nxirë’, – u shpreh 87-vjeçari Hiqmet Ramadani.