Rrëmbeu çekiçin dhe rrahu gruan, arrestohet shqiptari…

0
141

Një shqiptar është arrestuar nga policia italiane, pasi ka dhunuar egërsisht bashkëshorten e tij.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, ku 50-vjeçari është akuzuar për tentativë vrasje dhe dhunë të përsëritur ndaj gruas si dhe keqtrajtimeve në familje.

Ka qenë policia e Toritto-s që arrestoi shqiptarin, i cili ky i fundit kishte goditur me çekiç në trup gruan e tij, si dhe e kërcënoi për vdekje me një thikë që rrëmbeu në kuzhinë.

Ndërhyrja e familjarëve të tjerë, parandaloi ngjarjen e rëndë, ndërkohë që gruaja bëri më tej denoncim në polici.

Nga hetimet e kryera rezulton se dhuna në familje ishte e përsëritur dhe se gruaja për hir të fëmijëve kishte duruar, deri kur ditën e djeshme situata doli nga kontrolli.

Policia italiane është treguar e rezervuar në dhënien e identiteteve dhe detajeve nga ngjarja, ndërkohë që hetimet janë në vijim.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here