2020-ta nis me lëkundje tërmeti, ekspertët: Nuk ka vend për panik

0
135

Orët e para të vitit 2020 u shoqëruan me lëkundje të tokës. Tërmeti i parë u shënua në orën 03:53 minuta me 1 janar me epiqendër në detin Adriatik dhe kishte magnitudë 4 të shkallës Rihter.

Ky tërmet u pasua dhe nga lëkundje të tjera me magnitudë pak më të ulët. Por ekspertët nga Instituti i Gjeoshkencave thonë se situata është normale pasi energjia e tokës po çlirohet dhe nuk ka vend për panik.

“Në këto ditët e fillimit të vitit ka pasur lëkundje të tjera kryesisht me magnitudë 3.5 që ka ndodhur në dastën 31, kryesisht të tjerat kanë qenë nën 3. Kjo është pozitive përsa i përket këtij tërmeti, duke qenë se energjia po vazhdon të çlirohet”

Por veç lëkundjeve në qarkun e Durrësit, tërmetet janë ndjerë ditët e fundit edhe në qytetin e Korçës, megjithatë kjo për sizmiologët është normale.

“Nuk është se kanë stopuar deri tani. Kemi pasur gjithmonë lëkundje të vogla në Korçë, ku shumica prej tyre kanë qenë të palokalizueshme, por që ka pasur ngjarje vazhdimisht. Vazhdon shpërhapja e tërmeteve në zonën e Korçës.”

Sipas specialistëve, lëkundjet do të vijojnë ndërsa tërmetet e forta kanë një cikël përsëritje pas katër dekadash.

Oranews.tv

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here