Shpërthimi i një prindi: S’po na e japin pagesën e invaliditetit, na lanë pa ilaçe!

0
155

Vetëm një natë përpara ndërrimit të viteve dhe invalidët nuk e kanë marrë pensionin e invaliditetit për muajin dhjetor. Edhe dje ata kanë mbajtur radhë të gjata në pikat e postës shqiptare por mundi u ka shkuar dëm pasi paratë nuk janë levruar nga Thesari i Shtetit. Avokati Sinan Tafaj, i cili është dhe vetë pjesë e PAK thotë se përpos vonesës për pagesen e dhjetorit personat me aftësi të kufizuara janë përjashtuar edhe nga shpërblimi i fundvitit. Qeveria vijon të heshtë përballë këtij shqetësimi madhor për personat me aftësi të kufizuara që nuk do kenë mundësi, jo vetëm të festojnë, por as të blejnë ilaçet.

Një prind ka shprehur gjithë indinjatën e tij, duke mallkuar zyrtarët shtetërore. Lexoni mesazhin që ai ka dërguar në facebook-un e abcnews.al: “Jam prind i një fëmije me aftësi të kufizuara në Bashkinë Kolonjë dhe akoma s’po japin pagesën e invaliditetit…i uroj me gjithë shpirt mos i gjetë viti i ri qe na len pa ilaçe”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here