Vrasja në Gjilan/ Haradinaj mesazh të fortë kundërshtarëve: Nuk do na ndalin, do ta mbrojmë Kosovën nga pazaret për copëtim

0
112

Mediat në Kosovë raportuan se polici me iniciale V. H, i cili dyshohet se ekzekutoi një qytetar sot në Gjilan, ishte pjesë e ekipit të mbrojtjes së afërt të Haradinajt. Për këtë ngjarje ka reaguar vetë kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Hradinaj.

Përmes një shkrimi në “Facebook”, kreu i ekzekutivit kosovar ka hedhur poshtë këto pretendime, ndërsa ka mohuar zërat se polici i përfshirë në këtë ngjarje të ketë qenë pjesë e mbrojtjes së tij.

Ai thotë se qëndrimi i palëkundur kundër ndarjes së Kosovës dhe kundër pazareve të errëta të këmbimit të territoreve, po vazhdon t’u pengojë shpifësve dhe propaganduesve, që në emër të informimit, qëllimshëm shpërndajnë dezinformata dhe të pavërteta, duke etiketuar emrin e tij.

“Qëndrimi i palëkundur kundër ndarjes së Kosovës dhe kundër pazareve të errëta të këmbimit të territoreve, po vazhdon t’i pengoj shpifësve dhe propaganduesve, që në emër të informimit, qëllimshëm shpërndajnë dezinformata dhe të pavërteta, duke etiketuar emrin tim. Përkundër që ne e dënuam vrasjen e një qytetari nga ana e një polici, bëmë thirrje për organet e rendit që të ndërmarrin veprimet e nevojshme ligjore dhe sqaruam që polici në fjalë, asnjëherë nuk ishte pjesë e ekipit tim të mbrojtjes së afërt, disa mediume, të shtyrë nga propaganda e politikës së ndarjes, vazhdojnë ta etiketojnë dorasin si person të afërtë me emrin tim.As kjo përpjekje dhe as njollosjet e mëhershme dhe as të tjerat që mund të vijnë, nuk do të na ndalin, që në çfarëdo detyre institucionale, ta mbrojmë Kosovën nga copëtimi dhe nga pazaret e një grusht profiterësh.Kosova do të jetë ajo e 17 Shkurtit, për të cilën dhanë jetë luftëtarët tanë, sakrifikuan nënat dhe familjet tona, intelektualët tanë dhe çdo shqiptarë!”, shkruan Haradinaj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here