Ngjela nuk ndalet duke “sulmuar” Ramën!!! Shpërthen keq në akuza: S’ka zyrë, shkon nga një varrim në një tjetër, këto veprime fshehin diçka…

0
77

Avokati i njohur Spartak Ngjela, si ekspert i jurisprudencës vuri theksin tek ajo që ka ndodhur në tërmetin e 26 nëntorit i cili pasoi dëme të shumta të banesave dhe 51 viktima. Sipas tij, është vrasje me dashje. Cilësimi juridik i veprës penale nga ana e Prokurorisë, sipas Ngjelës është i saktë, dhe se hetimi duhet të tregoje se si ka ndodhur, dhe pse kanë ardhur pasoja të tilla nga ky tërmet.

Më tej avokati tha në ABC News me gazetaren Mirela Milori se Prokuroria, duhet të kishte ngritur akuzën edhe ndaj Kryeministrit dhe Qeverisë. Kjo akuzë, duhej ngritur për shkak se mungon fondi i emergjencës, për të cilën Kryeministri nuk ka deklaruar asnjëherë nëse ka një të tillë, dhe sa është ky fond, tha Ngjela.

Ky fond emergjence nuk preket dhe është një kriter strikt ligjor theksoi avokati.

Pjesë nga biseda në studio:

Spartak Ngjela: Problemi ishte që akuza penale ka qenë e sakte por hetimi duhet të vazhdojë dhe të tregojë si ka ndodhur. Nëse unë të akuzoj për vrasje do të thotë që faji është bërë me dashje. Qeveria Rama nuk kishte emergjence, nuk kishte fonde emergjence, është kërkesë kushtetuese. Është kërkesë e rreptë ligjore, por nuk ka akuzë, nuk ka prokurori. Në çdo vend të botës tani do të ishte nën akuzë. Kryeministri dhe qeveria duhet të ishte nën akuzë tani për mungesën e fondeve të emergjencës dhe kjo është një kriter strikt ligjor. Pse nuk tregon sa e ka fondin e emergjencës? Një herë që isha duke e dëgjuar kryeministrin, ai iu drejtua përfaqësuesve të shoqërisë civile duke i thënë sillini këtu tek unë fondet. Dmth donte të merrte paratë e tyre dhe të tregonte se po i bënte ai vetë të gjitha sepse me sa duket s’ka fonde për emergjencat.

Mirela Milori: Ju mendoni se prokuroria duhet të kishte ngritur hetimet për kryeministrin dhe qeverinë sepse ka mungesë emergjencash?

Spartak Ngjela: Nuk e di, ai deri tani ka treguar se s’ka fond për emergjencën dhe sa e ka. Mbase e ka dhe e mban sekret por është i detyruar ta tregojë. Fakti që nuk e tregon unë mendoj se nuk ka, dhe nëse nuk ka kjo është vepër penale.

Mirela Milori: Si po menaxhon Rama si Kryeministër?

Spartak Ngjela: Rama nuk ka aftësi për ta menaxhuar, nuk është profesionit, çfarë do menaxhojë…faji është i shqiptarëve që nxjerrin kryeministra jo profesionit. Nuk e menaxhon dot, ka pamundësi absolute. Pse? Sepse ai nuk di ku mbaron ligji dhe ku fillon forca, nuk është në gjendje të konceptojë saktë se çfarë duhet tu thotë njerëzve, dhe çfarë duhet të kërkojë nga shoqëria, dhe pastaj është shumë i dobët në bisedime me të huajt, për ndihmat e huaja sepse prezumohet si qeveri e korruptuar. Do thoni ju ku e keni provën? E kam provën sepse BE solli 15 milion euro si ndihmë dhe tha se do i menaxhojë vetë, nuk ia la qeverisë në dorë sepse Shqipërinë e konsiderojnë një vend të korruptuar. Ecën si prifti me kusi, ai s’ka zyrë, gjithë kjo gjendje e rëndë ai s’ka zyrë. Ai shkon nga një ngjarje në një ngjarje, nga një varrim në një tjetër, merr edhe fëmijët me vete, janë nonsense që nuk lidhen me menaxhimin. Këto veprime fshehin diçka, ose shqetësimin e tij, ose fshehin shqetësimin se s’ka para të përballojë dëmet./abcnews.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here