Ligji i Malit të Zi për simbolet kombëtare, reagon Meta: Hap i rëndësishëm…përgëzime jo vetëm partive politike…

0
110

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka reaguar pas vendimit të Kuvendit të Malit të Zi të miratojë ligjin për simbolet kombëtare. Përmes një postimi në “Facebook”, Meta e ka përshëndetur këtë vendim, ndërsa ka shtuar se përmes këtij ligji i garantohet e drejta popullsisë shqiptare që të shënojnë festën kombëtare.

“Përshëndes miratimin në Kuvendin e Malit të Zi të Ligjit për Zgjedhjen, Përdorimin dhe Shfaqjen Publike të Simboleve Kombëtare për t’ju garantuar pakicave kombëtare e drejta dhe liria e zgjedhjes, përdorimit dhe vendosjes publike të simboleve kombëtare, si dhe kremtimi i festave të tyre kombëtare.

Ky ligj, që priste miratimin që prej vitit 2017 u garanton komunave ku shqiptarët përbëjnë 5% të popullsisë shënimin e festës kombëtare”, ka shkruar Ilir Meta.

Sipas kreut të shtetit, ky është një hap i rëndësishëm që garanton më shumë respektimin e të drejtave të pakicave.

“Një hap i rëndësishëm në drejtim të respektimit të të drejtave të pakicave dhe në dobi të forcimit të kohezionit social dhe kontributit të tyre në ndërtimin e shtetit të së drejtes. Përgëzime jo vetëm partive politike shqiptare por të gjithë institicioneve në Malin e Zi që kontribuan në miratimin e këtij ligji të rëndësishëm”, ka deklaruar Ilir Meta.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here