Spaho ka një thirrje epike për shqiptarët: Ushqehuni mirë për Vit të Ri që të kthjelloni mendimet për të ardhmen

0
128

Kur është fjala tek ekonomia familjare qytetarët shqiptarët duhet të dalin mbi militantizmin partiak dhe të shikojnë xhepin e tyre.

Këshilla vjen nga ekonomisti Mateo Spaho. I ftuar në “Ekopolitikë” në RTV Ora, ai u bëri apel qytetarëve që nëse kanë mundur të blejnë gjësendi për festën e ndërrimit të viteve të ushqehen mirë në mënyrë që të kthjellojnë mendimet e tyre për të ardhmen.

Mateo Spaho: “Unë shpresoj që qytetarët e Shqipërisë që kanë pasur pak mundësi për të blerë bakllava muajt e fundit dhe që kanë pasur pak mundësi të blejnë mish e fruta e kështu me radhë, sepse nuk janë të shumtë shqiptarët që tashmë kanë luks këtë gjë, natën e Viti të Ri të blejnë shumë, të hanë, të ushqehen mirë dhe të kenë energji të reja jo vetëm për barkun por edhe mendjen e tyre sepse duhet të arsyetojnë mirë, kthjellët, pa anshmëri politike për të ardhmen e këtij vendi.”

/Ora News.tv/

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here