Rrëfimi i dhimbshëm i një nëne: S’ka festë për ne, 10 ditë qendrova…

0
103

Një grua e moshuar është strehuar në kapanonet e vendosura në kampin e të pastrehëve në Manëz të Durrësit. Ajo është e vetme dhe thotë se rron me pensionin e saj, prej 100 mijë lek (të vjetra).

“Shtëpia ime është shembur komplet…10 ditë qendrova në çadër më pas më sollën këtu në kontejner… Bukë e gjellë këtu s’ka, vetem me fjet”, shprehet 87 vjeçarja.

“Dua vetëm shtëpinë time” thotë ajo, duke apeluar që rindërtimi të nisë sa më shpejt.

Sa i përket vështirësive të jetesës në kontejnier, e moshuara thotë se mungon uji, por edhe ushqimet të cilat i ka siguruar me të ardhurat e saj. Edhe ngrohësen thotë se e kam blerë vetë.

Nata e ndërrimit të viteve? As që bëhet fjalë për festë për këta banorë të goditur rëndë nga termeti

“Për ne s’ka festa, por shyqyr që shpëtuam gjallë…”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here