Ekonomisti e thotë troç: Jemi në një qeverisje katastrofë, kryeministri nuk njeh qytetarët dhe hallet e tyre

0
87

I ftuar në emisionin Ekopolitikë në RTV Ora, Ekonomisti Klodian Muço tha se jemi në një qeverisje katastrofë me një kryeministër që nuk njeh qytetarët dhe hallet e tyre.

Ai theksoi se duhet një përmbysje e madhe, politika dhe horizonte të reja për ngritjen e ekonomisë së vendit.

Klodian Muço: “U bëni disa vite që kryeministri Edi Rama është në krye të qeverisë. Gjëja më e thjeshtë është të dëgjojë fjalët tona, të shkojë të takojë biznesin e vogël, ato familjarët e punësuar në bizneset e vogla nga 16-18 orë në ditë me fëmijët aty mëngjes, drekë, darkë. Të shohë sa të ardhura ka çuar në familje. Të jeni të bindur se me aq sa kam vizituar, aq sa kam parë në këtë vend që jetojmë, është se ne jemi në një qeverisje katastrofë. 

Ne kemi një kryeministër që nuk e di kush janë qytetarët dhe çfarë hallesh kanë, nuk shoh shpresë, duhet një përmbysje e madhe, duhen politika, horizonte të reja, duhet të dinë se ku do shkojmë përndryshe 2020 do jetë si 2018, 2019 më keq siç po del. Ajo që kam kuptuar dhe e them me plot gojë se ka bërë, të largohet të vijë dikush tjetër, se bën dikush tjetër, të largohet edhe ai, të vijë tjetri. Të nxjerrim mësime nga ato që janë bërë. 

Nuk bëhet Shqipëria vend i drogës, i kanabisit dhe i disa sipërmarrjeve që lulëzojnë nga mëngjesi deri në darkë. Nuk ka sesi në një treg të lirë disa sipërmarrës nga hiçi të lulëzojnë, të bëhen të fuqishëm dhe ata që bëjnë punësimin, eksportet dhe kontribuojnë me gjithçka përfshirë edhe jetën e tyre të lihen mënjanë dhe në 2020 me këtë kryeministër të mendohet se kemi, është e paimagjinueshme, mbi të gjitha në një krizë politike totale.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here