Ka dokumenta shumë të rënda që do të dalin shumë shpejt! Çfarë paralajmëron ish-deputeti???

0
110

Ish deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu i ftuar ditën e sotme në studion e lajmeve në Fax Neës, foli në lidhje me menaxhimin e situatës pas tërmetit të 26 nëntorit.

Balliu u shpreh se qeveria po bën nga mëngjesi deri në darke propagandë dhe shoë, ndërkohë që ende nuk ka një plan për rindërtimin e banesave pas tërmetit shkatërrimtar.

Balliu po ashtu deklaroi se ka dokumenta shumë të rënda për Ministrinë e Mbrojtjes dhe degradimit total të Forcave të Armatosura nën qeverisjen e Partisë Socialiste dhe veçanërisht të Edi Ramës dhe Olta Xhaçkës, që një ditë do të dalin shumë shpejt.

“Nuk është politikë ti thuash kriminelit kriminel, është fakt. Viktimat e Thumanës nuk duhet të ekzistonin fare se banorët nuk duhet të ishin aty që pas tërmetit të 21 shtatorit. Tërmeti faktoi se qeveria ka nevojë për profesionistë dhe jo për propgandë.

Kjo qeveri është kthyer në një shoë të madh ku kryetari është Edi Rama dhe bën propgandë nga mëngjesi në darkë. Por me propagnadë nuk zgjidhet problemi i banorëve.

Tërmeti faktoi që në Shqipëri nuk ka shtet nuk ka një qeveri se kur arrin kulmin që nuk ka as qen, kjo nuk është politikë, këto janë fakte tronditëse. Sekti i Rilindjes e sheh Shqipërinë thjeshtë dhe vetëm për ta vjellur këtë vend. Tallet me popullin duke i bërë një propagandë të shpifur nga mëngjesi në darkë.

Dini ju ndonjë shifer se sa para do ti duhen shtetit shqiptar për ti ndërtuar këto shtëpia, askush nuk di asgjë. Ekonomia është rrënuar nga vjedhjet me PP.  Këtij i duhen para për të vazhduar propagandën jo për të zgjidhur problemin. Këto nuk kanë as plan për të zgjidhur problemin, sepse plani bëhet nga ekspertë dhe këto kanë vetëm militantë të Rilindjes që punojnë në administrate. Këto kanë banditë nëpër institucione. Sot je pa adiministratë dhe këtë zbuloi tërmeti që nuk ka as shtet as instant shtetërore.

Olta Xhaçka që është thelbësore në raste të tilla. Ka dokumenta shumë të rënda për Ministrinë e Mbrojtjes dhe degradimit total të Forcave të Armatosura nën qeverisjen e Partisë Socialiste dhe veçanërisht të Edi Ramës dhe Olta Xhaçkës, ka dokumenta dhe fakte shumë të renda për to që një ditë do të dalin shumë shpejt sesi e kanë degraduar dhe shkatërruar Ministrinë e Mbrojtjen se Forcave të Armatosura.”– u shpreh Balliu.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here