Eneda Tarifa e pranon: Po, është dikush në zemrën time

0
93

Si një nga artistet më të afirmuara të skenës shqiptare, ajo gjithnjë ka ditur të flasë me gjuhën e artit dhe këngës! Sigurisht, në mënyrën më të bukur dhe origjinale siç vetëm ajo di! Ndërkohë, sa i takon jetës private apo zhvillimeve të fundit nga ky aspekt, na duhet ta pranojmë se Eneda Tarifa gjithherët është treguar diskrete! Nuk ka dhënë shumë detaje apo “material” për çështjet sentimentale.

Ditën e djeshme, ajo ka qenë pjesë e panelit dhe të ftuarve në “Soiree” me Jonida Shehun në Top Channel. E pyetur nëse është dikush në zemrën e saj për momentin, këngëtarja ka zgjedhur t’i përgjigjet në mënyrën e saj duke e pranuar hapur! Por, nuk është ajo që ju mendoni.

“Po është dikush, le ta pranojmë dhe ajo është Aria Zaloshnja dhe ka pjesën më të madhe të zemrës time. Për momentin nuk ka vend për askënd tjetër”, është shprehur këngëtarja.

Më tej, ka qenë Anita Haradinaj që e ka ngacmuar duke i thënë po pjesën e vogël të mbetur të zemrës, kujt ja ka rezervuar?! “Njëherë që të jepet mundësia të kesh pak vend për veten tënde dhe të mos e shfyrtëzosh për veten tënde? E atë t’ia lësh dikujt tjetër është e tmerrshme, as bëhet fjalë”, ka shtuar Eneda Tarifa duke na bërë të besojmë se për momentin në jetën e artistes, e bija Aria është qendra e dashurisë dhe kujdesit absolut për të si nënë, por jo vetëm!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here