Deklarata e fortë e Zhulalit: RTSH shkriu me qëllim zyrën e kontrollit të cilësisë muzikore për shkatërrimin e muzikës shqiptare

0
135

I ftuar në Oranews, Kompozitori Edmond Zhulali tha se ajo çfarë ka ndodhur këtë vit në Fest ’58 është një import i muzikës, duke kritikuar lejimin e konkurrimit të këngës së Arilena Arës që kishte kompozitor maqedonas.

Zhulali u shpreh se RTSH shkriu me qëllimin zyrën më të rëndësishme të kontrollit të cilësisë muzikore për të shkatërruar kompozitorët dhe muzikën shqiptare.

Edmond Zhulali: “Më parë mund të kesh pasur probleme për cilësinë e këngës dhe nivelit por asnjëherë nuk ka pasur gjëra të tilla që ka ndodhur në festival. Është një import që është bërë këtë vit në festivalin e Këngës. Asnjëherë nuk është bërë ftesa për kompozitorët dhe të shkelet në mënyrë të vazhdueshme deri në pranimin e këngëve të gjitha rregullat e pjesëmarrjes. Nuk e kam ditur që lejohen dy këngë, nuk e kam ditur as unë dhe asnjë tjetër që lejohej kompozitorët më nënshtetësi. Pasaporta vjen nëpërmjet motivit shqiptar.

Sot secili bën një këngë dhe RTSH ka hequr zyrën më të rëndësishme të kontrollit të cilësisë muzikore, e shkriu me qëllime për të arritur në këto ditë. Kjo është import që është bërë në Festival me qëllim, është shkatërrimi i kompozitorit, të muzikës shqiptare.”/Oranews

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here