Kryeministri i Kosovës në largim Ramush Haradinaj, në organizimin për festat e fundvitit ka folur edhe njëherë për të vërtetat sipas tij të Mini-Shengenit.
Kryeministri tha se tentimet për Minishengen dhe reciprocitet bëhen për të hequr taksën dhe nënshtruar Kosovën.
“Tentimet për Minishengen dhe reciprocitet bëhen për të hequr taksën dhe nënshtruar Kosovën. Orientimi i Kosovës është drejt BE-së e jo drejt izolimit rajonal. Drejt NATO-s e jo Rusisë”, tha Haradinaj, raporton EO.
Gjatë fundjavës që kaloi në Tiranë u mbajt samiti i tretë i të ashtuquajturit “Mini Shengen Ballkanik”. Kjo nismë nuk është mbështetur nga politika në Kosovë, çka ka sjellë edhe përplasjen me kryeministrin Edi Rama