Vrasja në Korçë/ Gjykata lë në burg Hotin, ja çfarë deklaroi…

0
125

Gjykata e Korçës vendosi të lërë në burg adoleshentin Devis Hoti, i arrestuar si i dyshuari kryesor për vrasjen e Flamur Ducit në fshatin Mborje.

18-vjeçari Hoti u arrestua një ditë pas ngjarjes së rëndë.Prokuroria thotë se ka arritur të sigurojë provat e nevojshme kundër Hotit.

Mes tyre është edhe ADN-ja e një fije floku të gjetur në dorën e viktimës dhe disa njolla gjaku. Po ashtu, prokuroria thotë se autori ka bërë dëshmi kontradiktore dhe ka disa hematoma që provojnë se ka pasur përplasje fizike me viktimën.

Duci u vra përpara dyqanit të tij. Mendohet se shkak u bë një sherr banal. Pas vrasjes, trupi i tij u tentua të digjet. Ka pasur raportime se shkak i sherrit ka qenë një femër.

Viktima ishte i divorcuar.

Gjatë seancës gjyqësore, Hoti ka deklaruar se është i pafajshëm.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here