Haradinaj replikon me Ramën: Nëse i dhimbsen kosovarët, le të largojë taksën e vendosur në rrugën e Kombit…

Kryeministri Edi Rama sulmoi sot në Tiranë kryeministrin e Kosovës për bojkotimin e samitit të Minishengenit me Serbinë. Në një deklaratë për mediat, Haradinaj ka reaguar ndaj këtyre akuzave duke u shprehur se nuk mund të ulen në një tavolinë me Aleksandër Vuçiç që mohon krimet serbe ndaj shqiptarëve.
Lidhur me idenë e Ramës se nga minishengeni përfiton edhe Kosova, Haradinaj tha se Edi Rama duhet të heq taksën e Rrugës së Kombit për kosovarët, nëse i dhimbsen vërtetë.

“Kosova nuk ka nevojë për një minishengen që kryeqytet ka Serbinë. Idea e minishengenit është heqja e taksës që Kosova i ka vënë Serbisë. Edi Rama është vëllai im. Nëse Ramës i dhimbsen kosovarët, le të largojë taksën e vendosur në rrugën e Kombit. Përderisa Kosova nuk njihet nga Serbia dhe mohohet masakra e Reaçakut, puna e mbarë pa ne”, u shpreh Haradinaj.

Haradinaj replikon me Ramën: Nëse i dhimbsen kosovarët, le të largojë taksën e vendosur në rrugën e Kombit…

Eksploziv makinës së prokurorit, vjen reagim i

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko