Ta gëzojmë Ramaformën! Noka: Kush kishte mëdyshje pse i duhej Ramës drejtësia…

0
119

Flamur Noka, ish-Ministri i Brendshëm i PD, i ka dhënë një përgjigje të drejtpërdrejtë, të gjithë atyre që deri dje e kishin me dyshim synimin e Kryeministrit Edi Rama për ta “kapur” Drejtësinë. Si shembull të qartë, Noka ka sjellë dënimin e ish-deputetit, opozitarit Ervin Salianji, i cili “i dogji” Ramës edhe ministrit e dytë të Brendshëm, Fatmir Xhafajn.

Noka shkruan në Fb: “Kush kishte medyshje se pse i duhej Ramës drejtësia, tashmë e ka përgjigjen.Të mbroje veten dhe anëtarët e bandës së tij dhe të sulmojë e burgosë kundërshtarët e tij. Kush kishte dyshime se Reforma në Drejtësi u kthye në Ramaformë, përsëri tani e ka pergjigjen. Ervin Salianji zbuloi që vëllai i Fatmir Xhafës i ishte shmangur drejtësisë italiane ku duhej të vuante dënimin për trafik droge, dhe nën mbrojtjen e vëllait ministër, drejtonte trafikun e drogës nga Vlora.

Për këto arsye dhe për t’i shprehur besnikëri Ramës dhe për t’u hakmarrë për shqetësimet e mëdha që i krijoi “shefit të madh”, gjykata e dënoi me 1 vit burg. Saimir Tahiri mbushi me drogë gjithë Shqipërinë. E ktheu Shqipërinë në korridorin kryesor të tranzitit të drogave të forta, e ktheu në parajsën e krimit të organizuar.

Vet personalisht drejtonte një nga grupet kryesore të trafikut drogës drejt Italisë, të cilëve iu kishte vënë në dispozicion edhe mjetet e tij, makinën dhe skafin. Nën mbrojtjen e “shefit të madh’”, Saje Qorri u dënua me shërbim prove. Ta gëzojmë Ramaformën!”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here