Rama i përmendi emrin në Kuvend, Zheji e ironizon në studio: Do të bëhet interesant përpara Rudina Hajdarit

0
133

Drejtuesi i emisionit “360 gradë” Artur Zheji i është përgjigjur kryeministrit Rama, pasi ky i fundit i përmendi emrin në Kuvend.

Artur Zheji: Kryeministri do të bëhet interesant sidomos përpara Rudina Hajdarit, me atë po bën polemikë tani. 

Nuk kam thënë unë asnjëherë unë personalisht kurrë, kurrë as nuk do ta them sepse as nuk e di dhe as nuk më intereson se e dashura e kujt (fjalën dashnore nuk e përdor si Rama) mund të jetë vajza e tyre. Unë nuk e di që Rama ka vajzë, por gjithësesi vajza e tyre, dmth vajza e Lindës dhe i bën nder Ramës që si njerk që është të shqetësohet për fatin e saj, është problem familjar. Po bën shumë gabim që thotë gjëra që unë nuk kam thënë. Unë do ta padis dhe mezi po pres që ky ligj të anti shpifje miratohet sepse do ta denoncoj sepse nuk kam thënë kurrë unë personalisht. Portali burim që hodhi një hipotezë se ajo vajzë bashkëjetonte me ministrin e Jashtëm ishte burimi. Burimi nuk është dënuar, janë hedhur vetëm portalet e tjera që janë si shishe që mbushen me ujë tek burimi dhe e kanë transportuar këtë lajm, i cili është mohuar, por pak rëndësi ka. Ramës i duhet të vetë viktimizohet në mënyrë që të përligji miratimin e këtij ligji. Këtë e bën shumë mirë, bravo i qoftë. Por ata që na ndjekin duhet ta dinë që këtë gjë unë nuk e kam thënë kurrë. Ai le ta provojë që Artur Zheji ka shkruar kështu apo ashtu. Atë si deputet dhe kryeministër nuk e kap ligji, e kap Gjykata e Lartë, por Gjykata e Lartë nuk ekziston. 

Oranews.tv

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here