Paralajmërimi i fortë i Bashës: Bllokimi i zgjidhjes së krizës do na detyrojë të marrim vendime të rëndësishme

0
108

Lideri i opozitës Lulzim Basha, në mbledhjen e kryesisë dhe ish-grupit që po zhvillohet në selinë e PD, ka deklaruar se Edi Rama me synim bllokimin e zgjidhjes së krizës politike mban peng reformën zgjedhore.  Sipas burimeve nga mbledhja, Basha ka garantuar se PD dhe aleatët e kanë zgjidhjen për reformën zgjedhore.

“Edi Rama për të penguar zgjidhjen e krizës politike ka bllokuar edhe Reformën Zgjedhore, ka penguar gjithëpërfshirjen për realizimin e saj, po bën gjithçka për ta shtyrë dhe për ta vonuar. Ne këtë nuk mund ta pranojmë. Miratimi dhe më pas implementimi i Reformës Zgjedhore, me konsensus, është parakusht për zgjidhjen e krizës së rëndë politike dhe i hap rrugë zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe lokale”, – tha kreu demokrat.

Basha garantoi se PD dhe opozita kanë gati zgjidhjen, por që kjo të bëhet e mundur, duhet që Rama të hapë rrugën.

 “Grupi i punës së opozitës ka gati zgjidhjet në kuadër të Reformës Zgjedhore dhe pret që Edi Rama t’i hapë rrugë procesit konsensual për diskutimin dhe miratimin e tyre”.

Sipas shefit të opozitës vendi është në rrezik, pasi Edi Rama ka goditur rëndë të gjithë shtyllat e demokracisë, drejtësisë dhe ekonomisë.

“Vendi nuk mund të mbahet peng. Edi Rama ka goditur ekonominë. Edi Rama po godet çdo ditë e më shumë demokracinë. Edi Rama nuk mund të përdor fatkeqësinë e rëndë të 26 Nëntorit për qëllimet e tij politike, për të bërë propagandë dhe për t’i ikur përgjegjësisë në të cilën e ka cuar vendin”, – tha Basha.

Por ai u shpreh se Partia Demokratike është gati për çdo vendim të rëndësishëm, duke qënë në krye të qytetarëve për tu prirë atyre dhe të mos lejojë rënien e vendit në greminë.

“Ne duhet të jemi gati për çdo vendim të rëndëishëm, si Kryesi dhe Grup Parlamentar, pa përjashtuar asnjë mjet, pa u ndalur përpara asgjëje. Ne do t’i prijmë qytetarëve dhe nuk do të lejojmë që vendi të rrëshkasë në greminë. Shqiptarët na kanë besuar misionin për të ndalur të keqen dhe në jemi gati për ta bërë këtë. Me çdo mjet dhe me çdo formë”, – garantoi Basha.

Basha sqaroi ish-deputetët dhe anëtarët e kryesisë së po punohet për zgjidhje politike dhe të koordinuar me partnerët ndërkombëtarë.

“Po punojmë çdo ditë për zgjidhje politike, po punojmë çdo ditë që veprimet tona të jetë të koordinuara me partnerët ndërkombëtar që e kanë ndihmuar gjithmonë Shqipërinë, me përgjegjshmëri dhe në mënyrë të sinqertë. Por jemi gati dhe do duhet të jemi gati për çdo veprim, për çdo vendim”, – deklaroi gjatë mbledhjes së kryesisë dhe ish-grupit demokrat, zoti Basha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here