Gresa Hasa largohet nga studio e emisionit “360 gradë”, akuza Sazan Gurit për komentet sek*iste

0
125

Aktivistja Gresa Hasa dhe ambientalisti Sazan Guri u përfshin në një debat të ashpër që e detyroi aktivisten të lërë studion e emisionit “360 gradë”.

Ajo akuzoi Sazan Gurin për seksizëm, ndërsa tha se është edhe injorant.

Ndiqni debatin

Gresa Hasa: Ambienti është kaq toksik,  ka kaluar jashtë teme  Nuk kam asgjë për të thënë, çfarë kisha për të thënë i thashë. Nuk jemi brenda temës, nuk e ndjej veten pjesë të një diskutimi të tillë

(Ndërhyn Sazan Guri)

Gresa Hasa: Nuk ka nevojë të më prekni

Sazan Guri: Jashtë teme brenda teme, kush je ti që përcakton. Ti i kërkon hesap atij (Artur Meçes)

Gresa Hasa: Zotëri më ngre zërin do të denoncoj

Sazan Guri:  Të respektuan si vajzë e bukur

Gresa Hasa: Si vajzë e bukur?? Edhe seksizëm. Ore zotëri mund ta mbyllësh gojën

Sazan Guri: Ne jemi bashkë

Gresa Hasa: Ne nuk jemi bashkë sepse unë nuk respekt për burra si puna jote që janë seksist, nacionalistë dhe injorantë.  Kjo është dhunë, që po ndodh LIVE në TV. Ky emision ndërpritet dhe mua më vjen  keq që jam këtu.

Oranews.tv

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here