Ervin Salianji flet për ngritjen e SPAK-ut: Frika jonë e vetme është që….

0
160

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i pranishëm në emisionin “Open”, theksoi se Partia Demokratike e mbështet krijimin e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion, e njohur ndryshe si SPAK. Salianji tha se frika më e madhe janë rezultatet konkrete, që do të ketë kkjo strukture.

 “Duhet përshëndetur krijimi i SPAK-ut pavarësisht pengesave dhe peripecive dhe pas shumë ndërhyrjeve në sistem përfshirë edhe zgjedhjen e kryeprokurores së Përgjithshme të përkohshme. SPAK-u si çdo strukturë, duhet të provohet dhe gjykohet në bazë të punës dhe rezultateve konkrete.Frika jonë e vetme është që pritshmëria e madhe e kësaj e strukture…Historiku i deritanishëm është që nuk ka pasur ndonjë dënim politik. Hetimet dhe procedurat janë kot sepse nuk ka pasur dënim. Çfarë ka ndodhur me reformën në drejtësi? Heqja e ndikimit politik mbi drejtësinë. Deri dje, politika ndërhynte nëpërmjet KLD-së apo institucioneve të tjera. Janë krijuar disa mekanizma që e pengojnë. Opozita për të denoncuar dhe mbrojtur interesin publik. Çfarë ka qenë për të denoncuar, ne e kemi denoncuar”-tha Salianji.
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here