Në studion e emisionit 360 gradë pati debat të fortë mes inxhinierit Arben Meçe dhe aktorit Neritan Liçaj.
Ndiqni debatin e plotë
Arben Meçe: Nga 2007-2013 në Teatër e di çfarë ka qenë? Ka qenë Ylli Bingo dhe këta njerëz nuk kanë mbajtur një qëndrim.
Neritan Liçaj: Ça thua mo…
Arben Meçe: Ylli Bino dhe është mbyllur në vitin 2013 dhe këta protestuan pse u mbyll.
Neritan Liçaj: Uee ça mashtruesi, ua ça mashtruesi, ej po se je dhe burrë me thinjë nuk të vjen turp mo. Ore ashiqare fare, ore mos gënje se je burrë me thinjë
Arben Meçe: Me prova ja nxjerr këtij. Do të jap me fotografi
Neritan Liçaj: Mos gënje mo ej, se është turp mo…është prish në 2000-2001
Arben Meçe: I vetmi person që e ka prish quhet Edi Rama
Neritan Liçaj: Mos gënje. E ka prish Kiço Londo
Arben Meçe: Kush e vuri Kiço London
Neritan Liçaj: Nano
Arben Meçe: Po ku ka qenë Nano
Neritan Liçaj: Po çmë duhet mua mo, mos gënje kështu mo.
Arben Meçe: Është prishur në 2013
Neritan Liçaj: Mos gënje mo i pacipë.
Oranews.tv