Dalin detaje të reja/ Biznesmenit i gjenden plagë në trup, tentuan ta digjnin…

0
129

Dalin detaje të tjera në lidhje me personin e gjetur pa jete pranë lokalit të tij në Mborje të Korçës. Të dhënat e para sqarojnë se viktimës Flamur Duçi i janë gjetur plagë në trup.

Dyshohet se plagët në trupin e 45-vjeçarit janë të një mjeti prerës.

Sipas burimeve, 45-vjeçari Flamur Duçi në fillim është tentuar të digjet nga autorët duke e lyer me lëndë djegëse. Por më pas ata e kanë goditur me thikë disa herë duke e lënë të vdekur në vend para dyqanit të tij.

Burimet thanë për “Faxweb.al” se forcat e policisë kanë gjetur shenja të lëndës djegëse në trupin e tij, ndërsa raportohet se 45-vjeçari nuk kishte konflikte me njeri, por njihej si një njeri i qetë. Flamur Duçit iu bë një pritë dhe më pas u masakrua me thikë. Duçi jetonte vetëm.

Flamur Duçi u gjet i pajetë nga bashkëfshatarët e tij afër lokalit që ka në Mborje. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Burime bëjnë me dije se Flamur Duçi është vrarë nga persona të tjerë, pasi i janë gjetur plagë në trup që dyshohet se janë shkaktuar nga një mjet prerës.

Duket se autorët e ngjarjes i kanë njohur mirë veprimet e Duçit, pasi i kanë zënë pritë në momentin që ai kishte shkuar i vetëm për të hapur lokalin e tij.

Ende nuk dihen shkaqet që kanë çuar në vdekjen e 45-vjeçarit, dhe aq pistat në të cilat po heton policia, nëse Duçi ka pasur ndonjë konflikt të vjetër, që ka degjeneruar në një akt të tillë ekstrem.

Në foton e mëposhtme shikohet e motra e viktimës që shpërthen në lot pasi merr vesh lajmin për humbjen e jetës së vëllait të saj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here