Bizneset në krizë/ PD premton mbështetje për të dëmtuarit nga tërmeti në Durrës

0
183

Përfaqësuesit e Partisë Demokratike vijojnë takimet bizneset e dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit.

Ish-deputetet demokrate Fatbardha Kadiu dhe Oriola Pampuri këtë të enjte u ndalën në zonën 13 në Durrës.

Ata u njohën me vështirësitë që bizneset po hasin në rimëkëmbje, ndërsa kritikuan qeverinë se nuk mori në konsideratë kërkesat e tyre në këtë moment të vështirë.

“Nuk bëri asnjë lloj ulje apo lehtësimi për taksat e biznesit të vogël si biznesi kryesor i ekonomisë, pra zemra e ekonominë, duke qenë se edhe Durrësi në vetvete përbën 10% të GDP-së së vendit. Kjo do të thotë se ne mbas 6 muajsh i gjithë qarku i Durrësit do jetë na faliment e sipër”, u shpreh ish-deputetja e Durrësit, Fatbardha Kadiu.

Por ndryshe nga qeveria e majtë, thanë se Partia Demokratike ka gati një program për ti ndihmuar

“Që këto biznese të dalin nga kjo krizë ku janë përfshirë edhe për shkak të tërmetit mundësia më e mirë ishte që të kishin lehtësira fiskale, të mos paguanin për një periudhë të caktuar kohe taksa”, u shpreh Oriola Pampuri.

Shumë biznese në zonën e plazhit në Durrës u ankuan se pas tërmetit kanë humbur çdo gjë ndërsa nuk kanë asnjë mbështetje për tu rimëkëmbur.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here